Gon Duka uron Mand Dukën: Jam krenar për ty

spot_img
Advertisements

Me rastin e ditëlindjes, dy vëllezërit e suksesshëm në fushat e tyre, kanë trokitur gotat me një urim të veçantë Postimi:

Sot festoj ditëlindjen e vëllait tim, mikut dhe bashkudhëtarit tim në jetë.

Bashkë kemi ndarë ditë të mira e të vështira, gëzime, sfida dhe ëndrra. Në çdo moment kemi qenë pranë njëri-tjetrit, me besim dhe me forcën që vetëm familja mund ta japë.

Arritjet e mëdha sot duken të lehta dhe rrugët e vështira duken të kalueshme, por ne e dimë sa punë, durim dhe sakrifica fshihen pas tyre.

Jam krenar për ty, për forcën e ideve të tua dhe për gjithçka ke ndërtuar me punë e këmbëngulje. Por mbi çdo arritje, lumturia ime më e madhe është që të kam vëlla dhe mik të pandarë.

Mësimet dhe vlerat që na lanë Vaja dhe Veri vazhdojnë të jetojnë përmes teje. Ti i ke mbajtur gjithmonë me vete, duke nderuar me punën dhe emrin tënd familjen tonë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gëzuar ditëlindjen, Armand! Të priftë e mbara në çdo hap dhe të shoqërofshin gjithmonë shëndeti, dashuria e familjes dhe gëzimi për gjithçka kemi ndërtuar e ndarë së bashku. Edhe shumë vite të bukura, krah njëri-tjetrit!

spot_img

Latest articles

Related articles