Nga Korça kreu i PD-së Sali Berisha nënvizoi se kryeministri Rama shpërdoron taksat e shqiptarëve, teksa pronotoi hotelin me 15 mijë euro natën në SHBA.
Nënvizoi se çmimet në dyqan në Strasburg ishin barazim ose dy herë më të ulëta se këtu.
“Isha në Strasburg, ishin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u futa për kuriozitet në një market, absolutisht të gjithë çmimet që të gjitha ose baras ose dy herë më të ulëta se këtu.
Po rrogat e francezëve janë të paktën pesë herë më të larta se tonat.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ne kemi ardhur në një kohë shumë të vështirë, në një kohë në të cilën nuk jemi si në vitin 1990, kur dyqanet i kishim bosh, por rrogat i kishim në xhep aq sa ishin.
Sot i kemi xhepat bosh, dyqanet plot, por nuk i blejmë dot. Kjo është varfëria, e cila ka vetëm një shkak: vjedhjen e papërbajtur të taksave dhe pasurive publike të Korçës dhe gjithë Shqipërisë.
Edi Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën.
A e dini ju që sarajet e tij, të cilët i kanë themelet dy herë sa vila e Enverit, i ka ndërtuar kur ka pasur gjithsej 3800 euro të deklaruara dhe 400 mijë lekë. Por kompania që ndërtoi sarajet, ka marrë me dhjetëra tendera nga qeveria”, u shpreh Berisha.



