Ministri Andis Salla e ka gjetur mënyrën se si t’i kthejë sytë nga bujqësia, duke organizuar takime në restorantet më luksoze në vend, me antipasta, mish dhe verë. Megjithëse i gjithë sektori lëngon nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, fillimisht me programin IPARD e aktualisht me mbështetjen e “miqve” me skemat kombëtare, Salla ka menduar që të organizojë evente.
Në vend që paratë të hidhen drejtpërdrejt për fermerët, të mbështeten dhe të financohen, vetë pikat e bujqësisë në rrethe, me urdhër direkt të kreut të ministrisë, bëjnë tendera se si të kënaqin fermerët. Kësaj herë, me valën e madhe në Tiranë me videot intime, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje vendosi të trajnojë 50 fermere (femra).
Trajnimet do të bëhen në Berat, në zonën e Roshnikut, dhe në Gjirokastër, teksa nga specifikimet e kërkesat, s’do mënd që dihet edhe fituesi apo vendi ku do të bëhet “trajnimi” në Roshnik, megjithëse tenderi do të zhvillohet në datën 5 tetor.Kërkesat e tjera janë që lokali apo vendi të ketë kafe e ujë, mini ëmbëlsira 2 herë. Por, vëmendja më kryesore e të gjithë trajnimit do të jetë dreka e fermereve femra.




