Akuza për trafik armësh, SPAK kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes e KAYO

spot_img
Advertisements


TIRANË- Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes Kayo. Burime bëjnë me dije se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar bastisur në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan- izraelit Ron Yeffet dhe ende po ushtrojnë kontrolle.

SPAK ka nisur hetimet kryesisht, pas audiopërgjimeve që publikoi Ahmetaj për trafik armësh. GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK për kontroll personal të biznesmenit Yeffet.

Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderëve. Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK.

spot_img

Latest articles

Related articles