Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në periferi të Tiranës.
Kontrolle janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku janë sekuestruar një sërë dokumentesh lidhur me praktikën e tenderëve.
Media syri shkruan se kontrolle ka patur edhe tek banesa e Ardi Veliut, drejtorit të KAYO dhe Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK.
Ndërhyrjet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve që lidhen me disa akuza dhe audopërgjime të bëra publike nga ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me trafikun e armëve.



