Manchester City shpallet fajtor për mashtrim financiar prej 900 mln paundësh

spot_img
Advertisements

Sipas vendimit të bërë publik këtë të martë, fondet e sponsorizimeve që duhej të vinin nga kompanitë, në të vërtetë paguheshin fshehurazi nga Abu Dhabi United Group, kompania mëmë e pronarit të klubit, Sheikut Mansour.

Klubi i Manchester Cityt i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur vendimin një “teori konspirative” dhe ka konfirmuar se do të apelojë zyrtarisht përpara afatit të së premtes.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Premier Ligës, Richard Masters, e ka cilësuar këtë si rastin më të rëndësishëm në historinë e futbollit anglez, klubi rrezikon sanksione ekstreme në seancat e ardhshme dëgjimore, ku përfshihen heqja e titujve kampionë, zbritja drastike e pikëve apo gjoba masive financiare.

spot_img

Latest articles

Related articles