Papa Luani meshë madhështore në Paris

spot_img
Advertisements

Mbi 700,000 njerëz u mblodhën të shtunën në bulevardin Champs-Élysées dhe në “Place de la Concorde” në Paris për të ndjekur meshën e hapur të Papa Luani XIV, në vizitën e parë zyrtare papnore në Francë pas 18 vitesh.

Pjesëmarrja masive tejkaloi parashikimet e Vatikanit me rreth 100,000 persona më shumë. Përzgjedhja e vendit të meshës, një simbol i fortë i republikës laike franceze, ngjalli kritika nga mbrojtësit e ndarjes së kishës nga shteti, por kjo nuk e zbehu entuziazmin e turmës që thërriste “Rroftë Papa”.

spot_img

Latest articles

Related articles