Erdogan: Do armatosim Kosovën!

spot_img
Advertisements

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti të hënën në Nju-Jork kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë Turke (Turkevi), në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Presidencës turke, në bisedë u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe zhvillimet rajonale, ndërsa Erdoğan theksoi angazhimin e Ankarasë për rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të industrisë së mbrojtjes.

Kurti ngriti gjithashtu çështjen e vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar korrigjimin e tij në Apel.

Në fund të takimit, Kurti e ftoi Erdoğan-in të vizitojë Kosovën, ndërsa të dyja palët shprehën dëshirën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike e ekonomike.

spot_img

Latest articles

Related articles