Meteora Vjosa Hyseni

spot_img
Advertisements

Vlora Hyseni nga Mitrovica është një specialiste e inteligjencës që ka shërbyer në detyra të ndryshme, nga seksioni për marrëdhëniet me jashtë, seksioni i luftës klandestine me Serbinë derisa u bë zv. kryetare e AKI-së në Kosovë, me bekimi e Hashim Thaçit, më pas me përmes kësaj lidhje, këshilltare në kryeministri dhe drejtore e SHISH.
Është banale komentimi i lidhjes së kreut të SHISH me krimin e organizuar për arsye politike në Tiranë. Kreu i shërbimit të fshehtë e ka detyrë funksionale për të përthyer ligjin sipas interesave kombëtare, detyrave shtetërore, platformës, etj. Institucionet që nuk përthyejnë ligjin quhen me llagapin ” organe ligjzbatuese”. Prandaj shteti krijon institucione që janë mes ligjit dhe antiligjjit, si armë sekrete, për të ruajtur rendin kushtetues. Koncepte bazike.
Personalisht nuk kam pasur simpati për këtë vajzë për arsyen e vetme që kishte marrë një detyrë jo patriotike, “luftimin” e elitës në Prishtinë dhe nënshtrimin e liderëve të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për llogari të shefit të saj. Pati një gjysmë suksesi.
Pas dënimit të Thaçit pedina ra edhe në Tiranë.
Ka shumë gjëra për të thënë. Por nuk janë të nevojshme për të sqaruar popullin. Ky Shtet është pa sekrete.

spot_img

Latest articles

Related articles