Mero Baze: Saimir Korreshi, nga shalqi u bë kungull

spot_img
Advertisements

nga Mero Baze

Muli sot, për herë të parë, filloi ta marrë seriozisht deputetin e “Shalqinit” të Lushnjës. Ky i fundit nuk bëri më denoncime për shtyllat e tensionit të lartë apo për ndonjë karrocë me pambuk, por kapi një skandal të madh: një grua që po recitonte poezi për Enver Hoxhën në bibliotekën e Lushnjës.

-Bravo, ky “karpuzi” ynë! – i tha Muli Lelos. – Më në fund po bëhet edhe ky njeri politik. Po tregon që ka filluar të mendojë për kauzën e madhe të antikomunizmit, jo vetëm për plehrat kimike të fshatit.
-Po, po, – ia ktheu Lelo duke fshirë syzet. – Edhe mua më bëri përshtypje. Të them të drejtën, mendoja që ky, përveç Pjerit dhe shalqirit, nuk dinte gjë tjetër në këtë botë. Thashë se po rilind një intelektual në zonën e Myzeqesë.
Por entuziazmi nuk zgjati shumë. Lelo po lexonte sqarimin e dytë të deputetit në Facebook dhe fytyra filloi t’i pritej.

-Obooo, ja paska fut shalqiri, – psherëtiu Lelo.
-Pse, çfarë ka ndodhur? – u alarmua Muli.
Kjo gruaja që po recitonte na qenka e persekutuar nga regjimi. Ajo thjesht po tregonte historinë e saj, si e detyruan të recitonte një poezi për shokun Enver që t’i binte në sy partisë për mirë, me qëllim që t’i jepnin të drejtën e studimit për të vazhduar shkollën.
-Ashtu? – u mat Muli. – Po atëherë duhet gjetur kush e ka detyruar dhe kush e ka persekutuar këtë grua! Duhet të zbulojmë xhelatin komunist!
Puna është se… një i afërm i vetë deputetit tonë të shalqirit ia paska kërkuar këtë gjë, – tha Lelo me gjysmë zëri.
-Mos! – vuri duart në kokë Muli. – E dija! E dija që do të bënte ndonjë budallallëk, se ia kam frikën sa herë që hap gojën pa lejen time. Po tani si po mbrohet? Çfarë thotë në reagim?
Thotë që parimisht është dakord, që gruaja ka qenë e persekutuar dhe se është e vërtetë që po tregonte historinë e saj. Por, kur vjen puna tek emri i shokut Enver, deputeti ka një vërejtje gjeniale metodologjike.
-Çfarë vërejtjeje? – pyeti Muli i tensionuar.
Thotë që kur të tregohet historia, emri i Enverit nuk duhet shqiptuar, por duhet thënë “pika-pika”. Po t’i referohemi poezisë, sipas deputetit duhet të jetë: “O pika-pika je flori, ke luftuar për Shqipëri…” Ose në rastin tjetër: “Pika-pika, o tungjatjeta, sa këto male, sa këto shkrepa!” Në këtë mënyrë, thotë ai, edhe historia tregohet, edhe antikomunizmi ynë mbetet i pastër si kristali.
Muli mbeti me gojë hapur, shikoi nga dritarja e zyrës, mori frymë thellë dhe tha:

-Çfarë thua, mor burrë?! Ky deri tek shalqiri ishte mirë. Tani qenka bërë fare kungull

spot_img

Latest articles

Related articles