Një djalë 27-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, i riu me inicialet S. B., u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ndërroi jetë.
Nga informacionet e mbledhura deri më tani, dyshohet se 27-vjeçari kishte konsumuar lëndë pesticide, të cilat i kanë shkaktuar gjendjen e rëndë dhe më pas humbjen e jetës.
Hetimi nxori se djali kishte gëlltitur një kokteil lëndësh vdekjeprurëse: “Në kushte depresioni, 27 vjeçari ka konsumuar lëndë fosfororganike, si dhe lëndë insekticide dhe pesticide, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës”, tha Policia e Shtetit.



