Deputetët e Partisë Demokratike kanë vendosur që t’i drejtohen Kuvendit këtë të enjte me një stil pak më ndryshe.
Në kostumet e tyre, ata kanë vendosur stemën e UÇK-së, kjo pas vendimit të një dite më parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë për të lënë në burg liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata gjithashtu kanë vendosur edhe një foto të Belinda Ballukut në dyert e Kuvendit.



