Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen nr. 1, në një subjekt tregtar pranë shëtitores së qytetit.
Të plagosurit janë dërguar në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri në këto momente, identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura.
Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli dhe Mario Shukulli, 24 dhe 20 vjeç si dhe 19-vjecari Andi Saliaj. Burime spitalorë bëjnë me dije se 24-vjecari Elidon Shukulli është nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës.



