Endri Meksi: Na u bë Veliaj si Jezu Krishti!

spot_img
Advertisements

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka komentuar vendimin e gjykatës për vijimin e masës “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në MCN Live, Meksi tha se kryeqyteti tashmë hyn në një periudhë që sipas tij ‘do të jetë e zymtë dhe e vështirë’.

Tirana tani do të ketë një periudhë dyvjeçare të zymtë, të mbushur me plehra. Çfarë të them unë tani, u bë Veliaj si Jezu Krishti? U dënuan, u trishtuan ca veta, pra e tërë lufta në Amerikë, këto janë marrëzira. Gjykata e Lartë pati një vendim të shpejtë, nuk mori shumë orë. Palët që bëjnë zhurmë dhe çuçurijnë gjithë kohës për shumë çështje janë ata që e bëjnë pis dhe kush e di se çfarë do të ndodhte. Veliaj s’do të ketë më mundësi të mashtrojë dynjanë. Do të jetë brenda për një kohë të gjatë. Kryeministri, besoj tani, ka një situatë shumë më të qartë se më parë. Tirana mund të vazhdojë vajtje-ardhjet deri te burgu për të firmosur, meqë donte të bënte këtë shoë Veliaj, se po të ishte burrë kishte dhënë dorëheqjen.

Meksi kritikoi gjithashtu mënyrën se si është menaxhuar situata në Tiranë dhe akuzoi Veliajn se qyteti nuk i detyrohet atij për gjendjen në të cilën ndodhet.

Kemi ngelur peng e kësaj fytyre. Qyteti s’ia ka borxh në asnjë mënyrë Erion Veliajt këtë gjë. Veliaj është një nga fytyrat më të ndyra që ka pasur Tirana, vetëm për të është shpifur kundër SPAK-ut.

Në përfundim, Meksi e interpretoi vendimin e gjykatës si një zhvillim që, sipas tij, e vendos kryeministrin Edi Rama në një pozicion më të qartë politikisht.

Kryeministri është në një pozitë shumë më të mirë sot se dje. Drejtësia foli dhe besoj se Rama është në një pozitë më të mirë tani.

spot_img

Latest articles

Related articles