Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi, drejtues të studios arkitekturore “Atelier 4”, janë paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje mbi dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Emri i studios së tyre lidhet me vilën e sekuestruar në Palasë, ku hetuesit dyshojnë se Balluku ishte pronarja e fshehur dhe e përfitoi atë si ryshfet. Në kompjuterët e sekuestruar të kompanisë janë gjetur e-maile dhe projekte të detajuara që arkitektët i dërgonin direkt ish-zyrtares.
Sipas organit të akuzës, punimet luksoze të pronës u financuan nga biznesmeni Arbër Abazi, kompania e të cilit ka përfituar kontrata publike në infrastrukturë.



