Tritan Shehu: Rama fajtor për dënimet në Hagë, PD mund ta zgjidhë këtë punë

spot_img
Advertisements

Tritan Shehu, mjek dhe deputet opozitës e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke argumentuar se ai rrezikon të hedhë hije dyshimi mbi luftën çlirimtare të Kosovës dhe rolin e NATO-s në përballjen me regjimin e Slobodan Millosheviçit.

Shehu kritikoi gjithashtu politikën shqiptare, duke akuzuar qeverinë e Tiranës se nuk ka bërë sa duhet për ndërkombëtarizimin e çështjes së krimeve të luftës në Kosovë. Ai iu referua në veçanti rezolutës për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke thënë se ajo është bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë.

spot_img

Latest articles

Related articles