Tifozët bardheblu bëhen gati, Tirana paguan gjobën për rikthimin e tyre në stadium

spot_img
Advertisements

Tirana do të ketë sërish mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit për sfidën e radhës në kampionat. Klubi bardheblu ka vendosur të shlyejë gjobën prej 5 milionë lekësh të vjetra, duke i hapur rrugë rikthimit të tifozëve në ndeshjen ndaj Elbasanit.

Sipas mediave, Tirana do të paguajë shumën e përcaktuar nga vendimi disiplinor për të përfituar mundësinë e zhbllokimit të pjesshëm të dënimit.

Bardheblutë e vuajtën një pjesë të dënimit në ndeshjen kundër Vorës, ku u detyruan të luanin pa tifozët e tyre. Tashmë, pas përmbushjes së kushtit të parashikuar për shlyerjen e gjysmës së pezullimit, klubi mund të rikthejë mbështetjen nga tribunat.

Përballja ndaj Elbasanit është planifikuar të zhvillohet më 20 shtator, ndërsa stadiumi “Selman Stërmasi” është vendosur deri tani si arena e kësaj sfide. Rikthimi i tifozëve pritet t’i japë një tjetër atmosferë ndeshjes, në një moment kur Tirana kërkon të marrë pikë të rëndësishme në kampionat.

Dënimi i Tiranës lidhej me sjelljen e tifozëve në ndeshje. Sipas vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, klubi u dënua me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pasi këta të fundit u futën në mënyrë të paautorizuar në fushën e lojës dhe hodhën sende.

spot_img

Latest articles

Related articles