Mesazh me tritol në Kamzë! Emri i njohur për policinë

spot_img
Advertisements

Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bathore.

Lënda plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari të identifikuar si Mariglen Lala, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Lala rezulton të ketë qenë i arrestuar më parë për vjedhje dhe grabitje banesash e biznesesh.

spot_img

Latest articles

Related articles