Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë mbrëmjes së sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur në këmbë.Të plagosur kanë mbetur Bledar Dauti, 39 vjeç dhe Dashamir Tahiri, 35 vjeç të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



