Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur në seancën plenare për vizitën e kreut të PD-së, Sali Berisha, në SHBA, duke e përdorur atë për të sulmuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama.
Noka tha se Berisha ndodhet në SHBA me ftesë në konventën e partisë në pushtet, ndërsa pretendoi se destinacioni i Ramës dhe socialistëve do të jetë Erion Veliaj.
“E quajtët të vdekur politikisht. Sot Sali Berisha është i ftuar në Konventën e Partisë në pushtet në SHBA. Po ju thotë ‘erdha unë’. Ju e dini kujt do t’i thoni ‘erdha’? Erion Veliajt do t’i shkojë Rama. Ky është destinacioni juaj”, tha Noka.



