Deputetja e PS-së, Iris Luarasi, ka reaguar pas përplasjes me disa protestues teksa shkonte në Kuvend.
Ajo pretendon se u prit me fyerje dhe thirrje si “Hajdute!” dhe “Ti nuk i përfaqëson gratë”.
Luarasi thotë se nuk kundërshton kritikën, por dënon atë që e cilëson si dhunë verbale dhe paralajmëron se do t’i drejtohet drejtësisë për shpifje, kërcënim dhe dhunë.
“Më thërritën hajdute, por nderin, punën dhe emrin tim nuk lejoj të m’i vjedhë askush”, u shpreh deputetja.



