“Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat filmojnë atentatin e frikshëm

spot_img
Advertisements

Një atentat i filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një palestre në São Paulo i ka marrë jetën influencerit brazilian Evandro Luiz Prudente, 33 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Sheiku i Basteve”. Prudente, me origjinë nga Porto Alegre, ishte ulur në ambientet e pritjes së palestrës kur një person i veshur me të zeza dhe me doreza hyri brenda dhe qëlloi disa herë në drejtim të tij nga afër. Autori u largua menjëherë pas sulmit

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa hetuesit sekuestruan 16 gëzhoja, të cilat po analizohen si pjesë e hetimit. Krahas aktivitetit në rrjetet sociale dhe përmbajtjeve të lidhura me bastet sportive, 33-vjeçari merrej edhe me tregtimin online të automjeteve. Një nga pistat e hetimit lidhet me dyshimet se ai mund të ishte përfshirë edhe në huadhënie me interesa

spot_img

Latest articles

Related articles