Burimet: Xhafaj po mbush dhëmballën, ndaj s’po flet për Veliajn

spot_img
Advertisements

Përplasja e fortë mes Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama ka shkaktuar një heshtje të plotë mes figurave drejtuese të PS. Emra të njohur për qëndrime kritike, si Elisa Spiropali dhe Erion Braçe, nuk kanë bërë asnjë reagim publik lidhur me akuzat nga qelia.

Edhe zyrtarë të tjerë si Fatmir Xhafaj apo Bledar Çuçi, pavarësisht lëvizjeve të para, kanë preferuar distancimin dhe heshtjen taktike. Ky unitet i detyruar dëshmon se në strukturën socialiste besnikëria e verbër ka zëvendësuar debatin, ku frika nga pasojat dhe mbijetesa politike mbizotërojnë mbi parimet.

Nëse nuk flasin tani, shpëtimtarët e demokracisë së brendshme në PS, duhet të heshtin përgjithmonë dhe të vijojnë të bëjnë atë që kanë bërë: votën ku e do Edi Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles