Tirana po pret ambasadorin e ri amerikan në një atmosferë që mban brenda vetes dy fakte kryesore, që dalin nga këto dy pyetje?
Pse duhej të vinte si diplomat i lartë në Tiranë një gjeneral ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
A do jemi brenda riorganizimit modern të ushtrisë shqiptare?
Por, pikërisht kjo tregon se Ambasadori amerikan Eric Wendt nuk vjen thjesht në Shqipëri për të administruar marrëdhëniet mes dy qeverive. Ai vjen me një mandat ku, sipas deklarimeve të tij para Senatit amerikan, në qendër qëndrojnë korrupsioni, krimi i organizuar ndërkombëtar dhe trafiku i drogës në Shqipëri.
Por në një aspekt të dytë të rëndësisë së veçantë, kuptohet se duhet të jetë riorganizimi modern i ushtrisë shqiptare ai që mendohet se do të ketë përparësi.
Dhe prandaj, po ta shohësh me një sy profesional këtë, kuptohet se Shqipëria dhe ushtria amerikane pritet të jenë të përforcuara në një aspekt ushtarak të nivelit të lartë, në territorin e Republikës së Shqipërisë
Dhe kjo pritej.
Dhe, nga politika që ka kaluar, e kupton se ushtria shqiptare do të vijojë të krijohet për të qenë edhe një herë tjetër ushtria më e fortë në Ballkanin Perëndimor.
Dhe kjo sigurisht që do të jetë një skemë moderne për bashkimin kombëtar shqiptar: Shqipëri – Kosovë.
Por tani kuptohet se pengesa më e madhe i këtij bashkimi kombëtar, mund të jetë Edi Rama.
Por, nese kjo vijon, Rama është në një gabim historik, dhe prandaj ai duhet te largohet sa më parë nga politika e qarqeve antishqiptare në Evropë.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
1 shtator 2026



