Ish ministri Mbrojtjes i Ukrainës emërohet në qeverinë Italiane! Ekspert i luftës me dronë

spot_img
Advertisements

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, njoftoi se ka emëruar si këshilltar për inovacionin Mykhailo Fedorov, ish-ministrin e Mbrojtjes ukrainas i cili në korrik ishte larguar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Crosetto, i cili të premten priti Fedorov në Romë, citoi eksperiencën dhe sukseset e Ukrainës në luftën me dronët, si dhe punën e Fedorov në dixhitalizimin e aparatit shtetëror ukrainas, e cila kishte kontribuar për ta bërë atë një ministër shumë të vlerësuar, sidomos nga të rinjtë. Fedorovi konfirmoi emërimin, duke thënë: “Do të ndihmoj Italinë të përshtatet me teknologjitë moderne luftarake, të forcojë sektorin e saj të Mbrojtjes dhe të përshtatet me sfidat e reja të sigurisë globale.” Ai e paraqiti takimin si një ndalesë të një udhëtimi ndërkombëtar, gjatë të cilit mund të vendosen emërime të ngjashme.

spot_img

Latest articles

Related articles