Veliaj merr huqet e kolegët në qeli!

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka shkarkuar sot nënkryetaren e deleguar për Bashkinë Tiranë, znj.Anuela Ristani, me një motivacion politik!
Kjo lëvizje vjen fill pas shfaqjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë Sadushi në krah të kryeministrit Edi Rama në festën e Vajzës, në Vlorë. Avokatët e Veliajt prej kohësh prisnin zbutjen e masës së arrestit nga Gjykata e Lartë.
Bashkia e Tiranës është pa drejtues efektiv prej më shumë 18 muajsh pavarësisht se buxheti 400 milion euro tenderohet me kimet. Drejtoritë punojnë me kapacitet të reduktuar dhe dyshimet që janë orientuar të punojnë me marsh të parë. Punonjësit kanë frikë të firmosin. Me fjalët të tjera sabotim politik.
Vendimi i Veliajt më shumë se një lëvizje e llogaritur duket si një provë force para mbledhjes së qeverisë dhe drejtuesve politikë. Ai duket se ka marrë huqet e kolegëve në qelitë e Durrësit që festuan me fishekzjarrë arrestimin e koordinatorit Ergys Agasi. Shantazhi e presioni janë armë në duart e dëshpërimit.

spot_img

Latest articles

Related articles