Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një përplasje të një automjeti të Policisë me një automjet tjetër, në Kamëz, sqarojmë se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë.
Automjeti i Policisë, i cili ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç, i cili, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.
26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



