Rama i përgjigjet kryeministrit malazez: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi!

spot_img
Advertisements

“Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi”, kështu është shprehur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas deklaratave të Kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, lidhur me përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride.

Në një reagim lidhur me këtë çështje, ministri Ferit Hoxha thekson se deri më tani nuk ka pasur asnjë akuzë zyrtare ndaj Shqipërisë, ndërsa kërkon që deklaratat dhe raportimet mediatike të trajtohen me kujdes dhe rezervë.

“Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar”, thuhet në reagimin e tij në X.

Sipas Hoxhës raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik dhe analizohen me vëmendjen e duhur, por nuk duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e tensioneve mes vendeve fqinje, veçanërisht kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore.

“Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, theksohet në deklaratë.

spot_img

Latest articles

Related articles