Shoferi rumun i bën golin çunave të Spanjës, zhduket me 500 kg K0kainë

spot_img
Advertisements

Policia Kombëtare e Spanjës ka liruar në Caldes de Montbui, Barcelonë një person që ishte mbajtur peng për dhjetë ditë, pas një konflikti të lidhur me humbjen e dyshuar të një ngarkese prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, me vlerë rreth 30 milionë euro.

I mbajturi peng, i cili kishte shenja të dukshme dhune pasi ishte rrahur në mënyrë të përsëritur, u shpëtua në momentin kur rrëmbyesi i tij po e transportonte me një automjet drejt një zone malore dhe të izoluar.

Mediat vendase bëjnë me dije viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u shpëtua kur rrëmbyesi i dyshuar po e transportonte atë me një automjet në një zonë të largët malore. Sipas policisë, për të shmangur arrestimin, rrëmbyesi tentoi t’i përplaste me automjet agjentët dhe u përpoq të nxirrte një pistoletë që e kishte fshehur në çantën e vogël që mbante rreth belit.

Hetimi filloi pasi një ngarkesë prej më shumë se 500 kilogramësh kokainë, e cila do të transportohej nga Portugalia përmes territorit spanjoll, u zhduk.

Kreu i organizatës, me origjinë shqiptare, ia besoi transportin e mallit një shoferi ndërmjetës, i cili, nga ana e tij, iu drejtua një personi të tretë për të kryer transportin. Dy personat e fundit ishin me shtetësi rumune.

Gjatë rrugës, personi pretendoi se kishte pësuar një “vuelco” — term që përdoret në botën e trafikantëve të drogës për vjedhjen e drogës nga një grup tjetër trafikantësh dhe, pasi njoftoi për vjedhjen e pretenduar të mallit, nga frika e hakmarrjes, ky shofer u arratis dhe u fsheh.

Në fund të korrikut, kreu i organizatës e rrëmbeu me dhunë shoferin dhe e mbajti atë kundër vullnetit të tij për dhjetë ditë

spot_img

Latest articles

Related articles