Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një burrë thuhet se ka goditur me sqepar në kokë gruan e tij. Paraprakisht raportohet se gruaja gjendet në sallë operacioni, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa bëhet me dije se e plagosura është shtetasja me inicialet E.H 61 vjeçe. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.



