Mendoj se pensionistët i urrejnë fëmijët e tyre.
Janë gati t’u japin jetën për ta, por edhe i urrejnë.
Kanë bërë mundime pa fund për 30 dhe 40+ vjeçarët e sotëm: punë sfilitëse, stres e shfrytëtime në 35 vjet tranzicion, për t’i nxjerrë në dritë fëmijët.
Po ku janë sot fëmijët e tyre?
Disa janë jashtë, disa në Tiranë, disa madje edhe akoma brenda në shtëpi.
Në përgjithësi, të gjithë janë të zënë me punët dhe hallet e tyre dhe asnjëherë me mendjen te prindërit pensionistë.
Prandaj edhe ata—pensionistët—si kockë e fortë që janë, pas kaq e kaq sakrificash, nuk ndihen të dobët, por ndihen të braktisur, e deri diku edhe viktima të mosmirënjohjes.
Ndërkohë, çdo ditë hapin televizorin dhe Facebook-un dhe shohin Edi Ramën, i cili u bën shoqëri me fjalime të gjata e të lodhshme. Dhe ndoshta u vjen një ide “gjeniale”, mendojnë:
“Po, po! Këtë kryeministër e meritojnë fëmijët tanë!”
Dhe… oho, e votojnë, që të na nxijnë jetën neve—instiktivisht, ndonjëherë me vetëdije. Kur nuk votojnë Edi Ramën, votojnë Sali Berishën, Ilir Metën, e dikur edhe Fatos Nanon.
Ndoshta pensionistët na e bëjnë më mirë—por unë kam një pyetje për ta dhe po ja drejtoj direkt:
Mirë neve, fëmijëve tuaj, që na keni vështirësuar jetën kur na rritnim dhe na kishit pranë, dhe po na e nxini tani që ju rrini larg!
Fundi: me gjithë hallet që kemi, bukë ka, shtëpi po—bicikleta po, madje ndonjëherë edhe makina e pushime jashtë. Po bëjmë jetë! Shumë mirë na e beni.
Po me nipat dhe mbesat tuaja—çfarë keni?
Mendoni për ata nipa dhe mbesa që sot janë 1, 5, 10, 16 ose 20 vjeç.
Ata nuk kanë faj dhe pa asnjë faj, kanë përpara një jetë ndoshta edhe më të keqe se ajo që provuat ju mbi shpinë gjatë komunizmit e tranzicionit.
Kjo jo vetëm për fajin tonë si prindër, por edhe për fajin tuaj si votues.
Çfarë faji kanë nipërit tuaj?
A mendoni se ata e meritojnë Edi Ramën?
Nga Admir Malaj



