Arbjan Mazniku shpallet Non Grata në Divjakë

spot_img
Advertisements

Reforma e re territoriale e propozuar nga PS, e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive është shoqëruar me protesta të shumta. Banorët e Bashkisë Divjakë po protestojnë për të 22-tën ditë rradhazi, kundër bashkimit me Bashkinë e Lushnjës.

Me pankarta ne duar dhe slogane, ata vijuan tubimin e tyre ndërsa dhanë argumentet se pse Divjaka duhet të vijojë të funksionojë si bashki më vete. Qytetarët i bënë thirrje deputetëve të zonës që të mbështesin revoltën e tyre, ndërsa bënë thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

Protestuesit kërkuan që Arbjan Mazniku të shpallet “non grata” në Divjakë, ndërsa kritikuan rolin e tij në procesin e riorganizimit territorial. Pas fjalimeve ata vazhduan marshimin në rrugët e qytetit, nën thirrje kundër reformës. Banorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestën, deri arritjen e qëllimit të tyre.

spot_img

Latest articles

Related articles