Kompanitë celulare 90 ditë afat të ndryshojnë sjellie me klientët, paketa të lira dhe të dedikuara

spot_img
Advertisements

Pas hetimit të Autoritetit të Konkurrencës, dy operatorëve u janë përcaktuar një sërë masash të detyrueshme, që synojnë të rrisin konkurrencën në treg dhe të forcojnë mbrojtjen e abonentëve.

Një nga kërkesat kryesore është ofrimi i paketave të veçanta dhe më të favorshme për pensionistët dhe studentët e moshës 18 deri në 23 vjeç.

Ndërkohë, paketa më e lirë duhet të jetë e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes dhe jo vetëm përmes aplikacioneve apo kanaleve digjitale.

Operatorët duhet të ndryshojnë gjithashtu mënyrën se si trajtohen abonentët pas përfundimit të kontratës. Çdo konsumator duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara.

Një tjetër detyrim lidhet me transparencën. Çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketave duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara.

Edhe rritja e çmimeve nuk do të mund të bëhet pa dokumentacion. Operatorët duhet të kenë analiza të dokumentuara të kostove që justifikojnë çdo rritje dhe këto dokumente duhet të ruhen për pesë vjet.

Sipas gjetjeve të Autoritetit të Konkurrencës, paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit. Ndërkohë, kontratat tip do t’i nënshtrohen vlerësimit paraprak të Autoritetit për të shmangur klauzolat e padrejta.

Në kontrata duhet të përcaktohet qartë edhe procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri.

Të gjitha këto masa duhet të zbatohen brenda 90 ditëve. Në rast moszbatimi, operatorët përballen me rrezikun e masave dhe penaliteteve të parashikuara nga kuadri i konkurrencës.

Njoftimi zyrtar i Konkurencës

Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve.

Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore. Për pasojë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa konkrete në interes të qytetarëve. Sipas vendimit:

brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç;
paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale;
pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara;
çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara;
çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet;
paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit;
kontratat tip duhet të marrin vlerësimin paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për shmangien e klauzolave të padrejta;
procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri duhet të shkruhen qartë dhe kuptueshëm në kontratë.
Vendimi nr. 1307 i datës 24/07/2026 korrigjon probleme konkrete të konsumatorit: mungesën e informimit, vështirësinë për të zgjedhur një paketë më të lirë, aksesin e kufizuar në ofertat ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresa me të ardhura të ulëta.

Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në rast moszbatimi të një prej pikave të vendimit, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji

spot_img

Latest articles

Related articles