Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta.
I dhunuari është identifikuar si M.kapaj, dhe mësohet se është dhunuar nga tre persona për motive ende të paqarta, njëri prej dhunuesve është identifikuar si Indrit Halili 34 vjeç.
Sipas bluve të Vlorës, si pasojë e dhunës, M.Kapaj ka marrë disa dëmtime në pjesën e ballit dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë, për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërsa ka rënë në pranga Indrit Halili, dhe po punoohet ende për kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



