Themeluesi i gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme ‘Evergrande’ dënohet me burgim të përjetshëm

spot_img
Advertisements

Themeluesi i gjigantit kinez të pasurive të paluajtshme Evergrande, Xu Jiayin, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë kineze për një sërë krimesh financiare. Televizioni Qendror i Kinës (CCTV) raportoi se Grupi Evergrande u gjobit me 8.82 miliardë juanë (afërsisht 1.3 miliardë dollarë), ndërsa Evergrande Real Estate do të duhet të paguajë një gjobë prej 7 miliardë juanësh (afro 900 milionë euro).

Një total prej afërsisht 2.2 miliardë dollarësh. Gjykata e Ndërmjetme e Shenzhenit gjithashtu e dënoi Xu-në , përveçse me burgim të përjetshëm, edhe me heqjen e përjetshme të të drejtave të tij politike dhe konfiskimin e të gjitha pasurive të tij personale.

Sipas gjetjeve të gjykatës, midis viteve 2016 dhe 2021, Evergrande, Evergrande Real Estate dhe Xu dyshohet se kanë fryrë asetet dhe kanë fshehur detyrimet përmes “mashtrimit financiar të vazhdueshëm dhe në shkallë të gjerë”. Sjellja e dyshuar përfshin mbledhjen e paligjshme të depozitave, mashtrimin me mbledhjen e fondeve, lëshimin mashtrues të letrave me vlerë dhe zbulimin e papërshtatshëm të informacionit material.

Xu dyshohet gjithashtu se ka përdorur ryshfete për të fituar kontrollin e institucioneve financiare dhe për të lejuar kompaninë Evergrande, të marrë në mënyrë të paligjshme fonde krediti dhe sigurimi. Gjykata e karakterizoi sjelljen si veçanërisht serioze, duke theksuar madhësinë e shumave të përfshira, humbjet e konsiderueshme financiare të shkaktuara dhe dëmin serioz në ekonominë e tregut. Po atë ditë, Gjykata e Shkallës së Parë në Shenzhen dënoi pesë drejtues të tjerë të nivelit të lartë të Evergrande me burgim që varionin nga 18 deri në gjashtë vjet.

spot_img

Latest articles

Related articles