Rama urdhëron arrestimin e gazetarit Arjan Konomi në Vuno

spot_img
Advertisements

Sot, në fshatin Vuno gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përballur me një sjellje rrugaçërore nga Kryeministri i vendit.

Z. Konomi është banor i fshatit Vuno. Policia aty çdo ditë i gjobit banorët vendas për parkimet e munguara. Sot, eskorta e Kryeministrit ka parkuar gabim e në kundërshtim me ligjin e ka zaptuar gjithë qendrën e fshatit. Z. Konomi ka shkuar dhe u ka kërkuar që të mbahet i njëjti standard edhe për zyrtarët e shtetit pavarësisht funksionit.

Ligjin së pari duhet ta zbatojë Kryeministri e mandej çdo qytetar. Çfarë ndodhi do thoni ju?
E kanë marrë Z. Konomi në ajër bodyguardët e Kryeministrit dhe e kanë dërguar në Komisariatin e Policisë Himarë.

Falë Zotit nuk u gjendej thikë në duar se janë sjellë njësoj si rrugaçët e diskove të baronëve të drogës! Mund të kishin bërë hatanë hajvanët!

E dënoj me forcë sjelljen përtej ligjit të shoqëruesve të Kryeministrit, por dhe të vetë Z. Rama i cili i lejon vetes të drejta mbi ligjin, madje dhe shoqërimin arbitrar të një qytetari pavarësosht kush është!

Sjellje e dobët!

Nga Adriatik Lapaj

spot_img

Latest articles

Related articles