Mero Baze tepër i shqetësuar për hotelet në Ksamil

spot_img
Advertisements

Botuesi e gazetari Mero Baze përmes një analize është shprehur shumë i shqetësuar për imazhin e hoteleve në Ksamil. Sipas tij duhen marrë masa në drejtim të sigurisë:

Ksamili është rasti i dytë në Sarandë, pas sherrit dhe dhunës ndaj shefit të Krimeve të Sarandës nga rojet e sigurisë së një diskoje, që po ashtu ishin punonjës policie në detyrë.

Ky mekanizëm i shëmtuar i punësimit ilegal të policisë në pika problematike të turizmit të luksit duhet të marrë fund. Dhe që të marrë fund, duhen rregullore të veçanta sigurie për aktivitete të tilla, që të certifikohen nga policia lokale. Policia lokale duhet ta dijë me emër e mbiemër kush janë rojet e sigurisë në atë lokal, cila është biografia profesionale e tyre, cila është skeda kriminale e tyre dhe gjithçka tjetër. Arsyeja është se ata kanë në dorë jetën dhe sigurinë e qindra të rinjve shqiptarë dhe të huaj që frekuentojnë këtë lloj turizmi.

Çdo shërbim special turizmi në bregdet apo qytet duhet t’i nënshtrohet një rregulloreje sigurie, jo vetëm nga dhuna dhe vrasjet, por edhe nga zjarri apo probleme të tjera të sigurisë në lokal. Janë të freskëta rastet e Maqedonisë së Veriut apo Zvicrës, ku në diskoteka të tilla janë djegur njerëz të gjallë.

Mero Baze është një njohës shumë i mirë i hotelerisë në jug të vendit, me ekspertizë.

spot_img

Latest articles

Related articles