BE ngre alarmin: Çaji Matcha në Shqipëri me tre lloje pesticidesh

spot_img
Advertisements

Çaji Matcha, një produkt me origjinë aziatike që vitet e fundit është kthyer në një trend në Shqipëri, veçanërisht në baret dhe kafenetë e Tiranës, është përfshirë në një njoftim alarmi të sistemit RASFF të Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit, një çaj Matcha me origjinë nga Japonia ka rezultuar me nivele të tre pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar.

Alarmi fillestar është raportuar nga Gjermania, pas analizave të kryera mbi produktin. Përmes sistemit të gjurmueshmërisë, RASFF ka përfshirë në listën e vendeve për ndjekje edhe Shqipërinë, së bashku me Poloninë dhe Zvicrën, pasi produkti rezulton të jetë shpërndarë në tregjet e këtyre vendeve.

Sipas të dhënave të RASFF, në analizat laboratorike të çajit Matcha janë konstatuar këto nivele:

  • Tebuconazole: 0.15 mg/kg (ppm), kundrejt kufirit maksimal të lejuar prej 0.05 mg/kg.
  • Flonicamid: 0.70 mg/kg (ppm), kundrejt kufirit të lejuar prej 0.10 mg/kg.
  • Lufenuron: 0.16 mg/kg (ppm), kundrejt kufirit të lejuar prej 0.050 mg/kg.

Në rastin e Lufenuronit, niveli i konstatuar është më shumë se trefishi i kufirit maksimal të lejuar.

Çaji Matcha konsumohet gjerësisht në Shqipëri dhe është i pranishëm në rrjetet e lokaleve, ndërsa shitet edhe i paketuar në formë pluhuri në supermarkete dhe pika të tjera tregtare.

Përfshirja e Shqipërisë në njoftimin e RASFF lidhet me gjurmueshmërinë e produktit, për shkak se ai është shpërndarë edhe në tregun shqiptar. Tashmë mbetet për t’u verifikuar nëse produkti konkret i përfshirë në alarm ndodhet në treg dhe në cilat pika është shpërndarë.

spot_img

Latest articles

Related articles