Nga qeverisja 2005–2009 te premtimi “BE në 2030” – ANALIZA

spot_img
Advertisements

nga Gjergji Nika

Qeveria e Edi Ramës premton se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Por, megjithëse shumica prej nesh e dëshiron anëtarësimin, shqiptarët kanë dëgjuar premtime të tilla prej vitesh, ndërsa vendi vazhdon të përballet me probleme të rënda të shtetit ligjor, korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekonomisë.

Por historia duhet kujtuar.

Periudha 2005– 2009 ishte ndër periudhat më të mira të Shqipërisë në 35 vite demokraci: reforma të rëndësishme, rritje ekonomike, investime dhe një orientim i qartë drejt integrimit europian.

Pastaj erdhi 2009.

Bashkëqeverisja PD– LSI dhe skandalet politike që e shoqëruan e konsumuan qeverisjen. Kjo i kushtoi rëndë PD- së dhe kulmoi me humbjen e zgjedhjeve të vitit 2013.

Aktualisht pas 13 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria përballet me një realitet edhe më shqetësues.

Një Parti Socialiste e transformuar, larg traditës dhe vlerave që duhet të përfaqësojë e majta europiane, është shndërruar në një strukturë pushteti të përqendruar rreth një njeriu, ku klientelizmi, mediokriteti, kapja e institucioneve dhe arroganca ndaj qytetarëve janë bërë mënyrë qeverisjeje.

Për shumë shqiptarë, nuk është më ajo Parti Socialiste që premtonte drejtësi sociale dhe progres. Është një makineri pushteti që përdor çdo instrument për të ruajtur pushtetin.

Dikush mund ta quajë edhe “parti terroriste” si akuzë politike, për të përshkruar frikën, presionin dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit, por jo si një përcaktim juridik.

Sot Shqipërisë nuk i duhet një tjetër premtim për vitin 2030. I duhet një ndryshim real.

Ka ardhur momenti që qytetarët të thonë MJAFT!

Ka ardhur momenti për ndryshim!
Për një shtet që i shërben qytetarit dhe jo partisë. Për një Shqipëri europiane në institucione, në ekonomi dhe në demokraci dhe jo vetëm në fjalimet elektorale apo memorandumet e dhënies së “Besës”.

spot_img

Latest articles

Related articles