Dhuna ndaj shefit të Krimeve, Policia ‘mbyll’ Orange Club në Sarandë

spot_img
Advertisements

Pas dhunës ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, i cili u përfshi në konfliktin e zhvilluar mes efektivëve të policisë dhe disa punonjësve security, së Orange Club. Pas ngjarjes së dhunshme Policia ka ndaluar eventin e mbrëmjes së djeshme 16 gusht në ‘Orange Club’ në Sarandë.

Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i ‘Orange’, 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari.

Drejtori i Policisë Hita pezulloi nga detyra efektivin e Resi, Armando Shehi dhe efektivin e RENEA-s Antonio Pinaku.

Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

spot_img

Latest articles

Related articles