Mbi 3 mijë gjoba, 34 automjete të bllokuara dhe shtatë shoferë në pranga ose nën hetim. Ky është bilanci i kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë aksionit u kontrolluan 131 automjete dhe 213 persona, ndërsa pesë shtetas u shoqëruan në polici për verifikime. Kontrollet u përqendruan te drejtuesit që qarkullonin në shkelje të ligjit, automjetet me xhama të errësuar tej normave, mjetet e modifikuara, si edhe te evidentimi i armëve pa leje, lëndëve narkotike dhe personave në kërkim.



