Sa herë e ka takuar kryebashkiaku Tavo, Lulzim Bujarin ?

spot_img
Advertisements

Një objekt me 5 kate në proces ndërtimi, i gjithi pa leje, u zbulua nga shërbimet e komisariatit të policisë së Himarës, në vendin e quajtur Sugë në Qeparo.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e objektit, Lulzim Bujari, 39 vjeç, banues në Tiranë. Për shpërdorim të detyrës, u shpallën në kërkim kryeinspektori i IMT në Himarë Dorjan Hoxha dhe 2 inspektorë, Mateo Koshi e Andi Hoxha.

Kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, vendosi të shkrijë IMT lokale për arsye të neglizhencës së treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre për të mbrojtur territorin.

Brenda 1 viti, kjo është hera e dytë që kryebashkiaku shkrin IMT-në e Himarës, e para, në qershor të 2025-ës, kur në Dhërmi dhe Jalë u evidentuan një sërë ndërtimesh pa leje.

Kompetencat për kontrollin e territorit dhe ndërhyrjen ndaj ndërtimeve pa leje, do t’i kalojnë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar nga detyra të gjithë zinxhirin komandues të Policisë së Himarës, që kanë qenë në detyrë gjatë ndërtimit të objektit dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tyre.

Nga detyra janë pezulluar Nënkomisari Ferit Merkaj, Komisari Emiljano Prenga, Nënkomisari Klodjan Petani dhe Inspektori Redin Çaushaj. Policia njofton se pezullimi i tyre nga detyra u bë pasi nuk kishin marrë masa për parandalimin e ndërtimit dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit nga Laçi që po kryente ndërtimin.

spot_img

Latest articles

Related articles