Gazetari veteran gjerman: Rama më kërcënoi se nuk i pëlqeu raportimi, Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske

spot_img
Advertisements

Një nga gazetarët më të njohur jo vetëm në Gjermani, Walter Mayr, korrespondent i revistës më të madhe evropiane, ‘Spiegel’, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën ‘Die Presse’.

Gazetari legjendar, i cili ka raportuar për më shumë se 37 vite, ka folur për karrierën e tij në katër dekada.

Po ashtu në intervistë ai flet edhe për librin e publikuar së fundmi prej tij, të titulluar ‘Granzfaelle’ (Çështjet kufitare).

Reporteri legjendar ka udhëtuar dhe ka raportuar nga çdo vend post-komunist.

Por ndër të tjera, gazetari Christian Ultsch e pyet se cili është takimi apo përvoja më e pakëndshme që ka pasur me një politikan.

Mayr thotë se takimi më i pakëndshëm është me Edi Ramën, i cili e ka kërcënuar në telefon.

Po ashtu, Mayr shton se Edi Rama është një politikan i mbivlerësuar në mënyrë groteske nga Perëndimi.

Cila ishte përvoja/takimi juaj më i pakëndshëm me një politikan?

Veçanërisht i pakëndshëm ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Një natë, ai më kërcënoi në mënyrë të tërthortë në telefon dhe u ankua te kryeredaktori im, sepse nuk i pëlqeu mënyra se si ishte bërë raportimi.

Sipas mendimit tim, Rama është një politikan që Perëndimi e mbivlerëson në mënyrë groteske, për të mos thënë se e përkëdhel.

spot_img

Latest articles

Related articles