Av. Ngjela: Me kryeministrin Rama nuk kemi të ardhme

spot_img
Advertisements

Kur ngrin historia e një kombi apo e një shteti?
Ajo histori quhet e ngrirë kur në nje komb nuk ka zhillim.
Por…
Kur ky komb drejtohet nga individë, te cilët, për faktin që nuk dinë të bëjnë asgjë, mbahen me tiraninë e tyre si sulltanë, domethënë ́si një lloj monarku apo mbreti, që vret për pushtetin e tij dhe prandaj, të gjithe popullin apo shoqërinë që po drejton, ai e dëshiron qe ajo të jetë e trembur.
Dhe ka pasur edhe një shprehje filozofiko – politike, e cila ka thënë:
Kalli frikën një populli, dhe do shohësh se me këtë popull do të bësh çudira.
Dhe po ta shohësh historinë e diktaturës Hoxha në Shqipëri, ajo në këtë rrugë ka ecur: frike, punë, skllavëri dhe zhvillim; por gjithçka me një emër: Enver Hoxha.
Dhe populli bërtiste për Enver Hoxhën deri në çmenduri, por ne ende nuk e kemi një studim psikologjiko – historik për figurën e Enver Hoxhës, dhe për diktaturën Hoxha në Shqipëri.
Por duhet thënë se…
Në këtë histori ka shumë enigma, të cilat përplasen me njëra – tjetrën. Dhe këto janë :
Komunizmi e morri Shqipërinë me një popullsi prej 850000 banorësh ne vitin 1945, dhe e la me 4 milionë banore në vitin 1992;
E mori Shqipërinë pa fare fabrika dhe e la me 500 uzina dhe fabrika, industriale që u shkatërrua nga pseudoprogresi Berisha në vitet 1992 – 1996.
Turp dhe një krim historik ky!
Po semos ka qenë vetëm ky!

Dhe prandaj koha tani ka ngrirë në Shqipëri.
Po si do ta gjëje rrugën e shkrirjes zhvilluese kjo kohë?
E vetmja shpresë jane 800 mije shqiptarët që po punojnë në Evropë dhe po mbajnë familjet e tyre me paratë që ata dërgojnë; por dhe vetë Shqipërinë dhe shtetin e saj ata po e mbajnë.
Po sot si e kemi të ardhmen?
Me kryeministrin Rama nuk kemi të ardhme, sepse:
Duke pasur një kulturë shumë të dobët politiko – historike, Rama kishte të ndërtuar një kompleks psikik, i cili i thosh se ai, brenda historisë së Shqipërisë, nuk mund të gjente dot të ardhme.
Kurse të ardhmen Edi Ramës ia dhuroi Ilir Meta. i cili e ndihmoi te zgjidhej si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër.
Ende nuk dihen arsyet pse, por kjo ka ndodhur dhe tani ky është një fakt historik.

Prandaj na duhet të theksojmë se në Shqipëri ende nuk po ka një klasë drejtuese politike e cila të jetë me Shqipërinë.
Po koha, kështu do të na lerë gjithmone ne shqiptarëve: me kryeministra të cilët nuk kanë fare lidhje me Shqipërinë?
Të shohim, se tani në Tiranë koha erdhi dhe nxori në pahun historik të kohës lëvizjen e fuqishme studentore, në një protestë energjike kundër kryeministrit aktual dhe vetë qeverisë së tij.

spot_img

Latest articles

Related articles