Një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë në qytetin e Laçit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së të dielës.
Shtetasi S. Kolziu, 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, por fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pësuar dëmtime.
Pas kallëzimit, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



