Nuk e kanë me gjyqtarin Erion Bani, po mbrojnë Veliajn, Beqajn, dhe dhjetëra zyrtarë të PS

spot_img
Advertisements

Draft-rregullorja e bërë publike pak ditë më parë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka ngjallur disa reagime në radhët e gazetarëve dhe ekspertëve të medias. Disa prej masave të parashikuara në të, konsiderohen kufizuese për punën e gazetarëve që ndjekin proceset gjyqësore.

Megjithatë fuqinë e zjarri kundër kreut të GJKKO Erion Bani po e bëjnë aleatët e Erion Veliajt, në media, për arsye të kuptueshme, Mero Baze, Carlo Bollino dhe avokatët Plarent Ndreca e Ylli Manjani!

Në fakt Mero, Karlo e të tjerë botues nuk ju rruhet fare xhani për gazetarinë e standarte sepse janë bërë milionerë duke përdorur gazetarinë pa standarte etike, morale e ligjore. Kanë marrë prona publike, toka publike, bunkefë madje edhe bursa ekselenca për fëmijëte tyre.

Janë po të njëjtët që kanë sulmuar edhe gjyqtarë të tjerë si Engert Pëllumbi e Erion Çela të GJKKO për interesat e Veliajt dhe shokëve të tij.

Ka bërë mirë kolegia Klodiana Lala që ka çuar një padi në Gjykatën Administrative për rregulloren sepse kjo është rruga e drejtë për tu ndjekur në këto raste, dhe jo fushata denigruese për punën e gjyqtarëve se po gjykojnë Veliajn e zyrtarët e tjerë të PS.

Nuk janë shumë ndryshe nga Berisha e berishisrët që sulmojnë gjyqtaren Irena Gjoka

spot_img

Latest articles

Related articles