Reforma territoriale, Lita: Ka kalkulime elektorale, Mazniku kryearkitek i Patronazhistëve! Boçi luan lojën zhyt-mbyt

spot_img
Advertisements

Debati për reformën territoriale pritet të rikthehet edhe më fuqishëm në muajt e ardhshëm, ndërsa palët politike kanë paraqitur propozime të ndryshme për riorganizimin e bashkive.

I ftuar në një intervistë për “Ora News”, gazetari Lavdrim Lita e cilësoi debatin si një proces me interesa të forta politike dhe lokale, duke theksuar mungesën e transparencës mbi mënyrën se si po hartohet reforma.

Sipas Litës, një reformë e re territoriale nuk duhet të kufizohet vetëm te ndryshimi i kufijve të bashkive, por duhet të nisë nga një analizë e rezultateve të reformës së vitit 2016.

“Reformat duhet të jenë afatgjata dhe duhet të kenë njëherë rezultate dhe një bilanc të asaj që është bërë”, u shpreh Lita, duke shtuar se disa bashki kanë performancë të mirë financiare, ndërsa të tjera kanë vuajtur mungesën e shërbimeve, duke ndikuar edhe në shpopullimin e territoreve.

Ai argumentoi se bashkitë kanë nevojë mbi të gjitha për më shumë kompetenca dhe decentralizim.

“Sot për sot bashkitë kanë kompetenca të cunguara dhe të kufizuara për menaxhimin e territorit të tyre”, deklaroi gazetari, duke theksuar se fuqizimi i pushtetit vendor duhet të jetë në qendër të reformës.

Lita akuzoi të dyja palët politike se në propozimet e tyre ka edhe kalkulime elektorale. Sipas tij, propozimi i Partisë Socialiste ka më shumë karakter elektoral sesa territorial, ndërsa propozimi i Partisë Demokratike lidhet me fuqizimin e disa bashkive që konsiderohen tradicionalisht si zona me mbështetje të saj.

Ai solli si shembull bashkinë e Elbasanit dhe mundësinë e përfshirjes së Cërrikut në një ndarje të re territoriale, duke argumentuar se një ndryshim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në raportet elektorale.

“Ka kalkulime politike, por jo të qëndrueshme elektorale nga ana e tyre”, tha Lita, duke nënvizuar se realiteti politik në disa prej bashkive që dikur konsideroheshin bastione ka ndryshuar.

Gazetari kritikoi gjithashtu mënyrën se si opozita po e trajton debatin për reformën territoriale, duke pretenduar se nuk ka denoncuar mjaftueshëm elementet që i konsideron elektorale në propozimin e mazhorancës.

Lita u shpreh kritik edhe ndaj përdorimit të vazhdueshëm të termit “reformë”, duke thënë se qytetarët janë përballur ndër vite me reforma që, sipas tij, nuk kanë sjellë rezultatet e premtuara.

Në përfundim, ai theksoi se ndryshimi i hartës territoriale prek jo vetëm administrimin e zonave, por edhe vende pune, funksionalitete dhe interesa lokale, çka sipas tij ka shkaktuar kundërshtime në disa qytete.

Debati për reformën territoriale pritet të intensifikohet gjatë vjeshtës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët politike do të arrijnë një konsensus për një model të ri të organizimit të pushtetit vendor.

Lavdrim Lita:Mendoj që është një debat i nxehtë vere, që mund të bëhet edhe më i nxehtë në vjeshtë, sepse interesat janë shumë të forta përsa i përket bashkive të cilat pranojnë të reduktohen apo të bashkohen me pjesa të tjera të bashkive më të mëdha, por ka pak, nëse them, transparencë për këtë reformë, sepse mendoj që reformat duhet të jenë afatgjata dhe duhet të kenë njëherë rezultate dhe një bilanc të asaj që është bërë, sepse nuk mund të bësh reformë çdo 10 vite. Sidomos për ndarjen e territorit, kur ti shikon se çfarë ka shkuar mirë, çfarë ka shkuar keq.

Disa bashki performojnë mirë nga pikëpamja financiare, por disa bashki për shkak të mungesës së shërbimeve kanë prodhuar shpopullimin e popullsisë nëpër territore.

Disa bashki performojnë mirë nga pikëpamja financiare, por disa bashki për shkak të mungesës së shërbimeve kanë prodhuar shpopullimin e popullsisë. Po, nëse flitet vetëm për reformë, vizatim të territoreve, mendoj që është i panevojshëm. Nëse mendohet që bashkive, nëse reduktohen apo shtohen, sepse ka dhe një propozim të Partisë Demokratike për t’i çuar mbi 100. Këto bashki duhet të flasin për kompetencat. Sot për sot bashkitë kanë kompetenca të cunguara dhe të kufizuara për menaxhimin e territorit të tyre.

Dhe mendoj që duhet menduar më shumë për dhënien e kompetencave, decentralizimit, fuqizimit të bashkive, më shumë sesa vizatimit të territoreve për shkaqe elektorale shpeshherë, sepse mendoj që disa bashki po vizatohen për shkaqe elektorale siç ishin në reformën e parë të bërë në 2016-n dhe patjetër. Mendoj që propozimi i Partisë Socialiste ka shumë natyrë elektorale sesa territoriale. Ndërsa propozimi i Partisë Demokratike është më shumë për fuqizimin e disa bashkive që mendohet se ata i kanë bastione elektorale dhe mund t’i rifitojnë. Pra, ka kalkulime politike, por jo të qëndrueshme elektorale nga ana e tyre, sepse edhe bastionet që ata i kanë pasur si Tropoja, Kamza, kanë ndryshuar tashmë. Janë bërë më shumë socialiste prej dy mandatesh. Pra nuk ka kalkulime elektorale.

3 Mendoj që propozimi i Partisë Socialiste ka shumë natyrë elektorale sesa territoriale. Ndërsa propozimi i Partisë Demokratike është më shumë për fuqizimin e disa bashkive që mendohet se ata i kanë bastione elektorale dhe mund t’i rifitojnë. Pra ka kalkulime politike, por jo të qëndrueshme elektorale nga ana e tyre, sepse edhe bastionet që ata i kanë patur si Tropoja, Kamza, kanë ndryshuar tashmë, janë bërë më shumë socialiste prej dy mandatesh. Pra nuk ka kalkulime elektorale. Ndërsa Partia Socialiste i ka të qarta këto kalkulime.

Për shembull bashkia e Elbasanit, ku PD dhe PS-ja janë aty-aty me vota, nëse kemi parasysh statistikat, por nëse ti fut bashkinë e Cërrikut, ku është një maxhorancë e madhe socialiste, ti e bën të pamundur rrotacionin politik në bashkinë e Elbasanit nëse futet Cërriku për shembull. Pra kjo ka të bëjë shumë me llogaritjet elektorale dhe Mazniku është një makineri elektorale e Partisë Socialiste, është kryearkitekti i patronazhistëve edhe duhet të mbajë përgjegjësi për këto gjëra. Megjithatë, Partia Demokratike ka bërë sikur nuk i ka parë këto, nuk i ka denoncuar. Bashkëkryetari Luciano Boçi ka luajtur lojën zhyt-mbyt me Partinë.

Po sepse kanë menduar që Partia Socialiste do ishte tolerante ndaj tyre dhe mund të përfitonte politikisht Partia Demokratike duke u parë nga ndërkombëtarët si një partner serioz dhe i qëndrueshëm. Por mendoj që duhet të kenë parasysh që akrepi ka veti që vetia nuk e lejon të dali nga natyra e saj, pra të thumbojë. Dhe Partia Socialiste këtë di të bëjë, vetëm llogari elektorale dhe mbajtje pushteti, siç po e bën. Sepse nuk ka reflektuar pse ka dështuar reforma e 2016-ës.

Bashkëkryetari Luçiano Boçi e ka luajtur lojën zhyt-mbyt me Partinë .Po sepse kanë menduar që Partia Socialiste do ishte tolerante ndaj tyre dhe mund të përfitonte politikisht Partia Demokratike duke u parë nga ndërkombëtarët si një partner serioz dhe i qëndrueshëm. Por mendoj që duhet të kenë parasysh që akrepi ka veti që vetia nuk e lejon të të të dali nga natyra e saj, pra të të të thumbojë.

Dhe Partia Socialiste të këtij të bëjë vetëm llogari elektorale dhe mbajtje pushteti siç po e bën. Sepse nuk ka reflektuar pse ka dështuar reforma e 2016-s. Dhe unë personalisht Katerina kam zhvilluar një farë neverie për fjalën reformë, sepse kur këta flasin për reformë, i kanë çmendur shqiptarët me reformat e tyre. Reforma në shëndetësi, ishte shëndetësia falas dhe u kuptua që gjithçka.

Po ka dhe efekte politike sepse nëse ne mendojmë që bashkitë kryesore të vendit që janë fituar nga Partia Socialiste do humbisnin vende pune nga shkrirja, funksionalitete dhe interesa, normalisht që ka dhimbje barku. Dhe ne po e shikojmë herë pas here që ka revolta nëpër qytete, në Poliçan, në Divjakë, në qytete të ndryshme, të Prrenjasit, që nuk janë dakord me këto llogaritë që janë bërë në tavolinë, sepse është e vërtetë që tani bëhen konsulta.

spot_img

Latest articles

Related articles