“Çmenduritë” e motit, Evropa digjet në 42 gradë celcius, në Zelandë temperaturat zbresin në -9 gradë celcius

spot_img
Advertisements

Ndërsa Evropa po përballet me temperatura që arrijnë ose tejkalojnë 42 gradë në shumë zona, një valë e fortë e të ftohtit nga Antarktida po përfshin Zelandën e Re, duke shkaktuar një rënie të ndjeshme të temperaturës, reshje bore edhe në zonat bregdetare dhe probleme serioze me transportin.

Fronti i ftohtë mbërriti në vend të martën, me pjesën më të madhe të Zelandës së Re që u zgjua me kushte ngrirjeje, reshje bore, breshër dhe erëra jashtëzakonisht të forta të ftohta.

Temperaturat e ulëta vazhduan edhe të mërkurën në mëngjes, kur në tre zona të Ishullit Jugor temperatura ra në -9 gradë Celsius.

spot_img

Latest articles

Related articles