Grabitet argjendaria, marrin florinjtë! Ikin me motor

spot_img
Advertisements

Një grabitje me armë ka ndodhur në një argjendari në zonën e Paskuqanit.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në argjendari dhe kanë grabitur sende me vlerë, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka alarmuar policinë.

Dyshohet se autorët pas grabitjes kanë lëvizur me një motor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes

spot_img

Latest articles

Related articles