Atalanta shet Berat Gjimshitin, miliona euro për kapitenin e Kombëtares

spot_img
Advertisements

Berat Gjimshiti është shitur tek Al Diriah në Arabinë Saudite. Klubi sapo është ngjitur në elitë, ndërsa ka paguar 3 milionë euro për transferimin.

“Al Diriah ka arritur marrëveshjen verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Shifra e transferimit është 3 milionë euro, ndërsa kontrata e vlefshme deri në vitin 2028 për qendërmbrojtësin siç konfirmojnë burimet në Arabinë Saudite”, shkruan Fabricio Romano.

Gjimshiti kishte edhe një vit të mbetur kontratë. Nga Atalanta largohet si legjendë ndërsa u transferua në janarin e vitit 2016.

Kapiteni i Kombëtares largohet me kujtimin e 334 ndeshjeve. Gjatë kësaj kohe shënoi 11 gola dhe asistoi 10 të tjerë.

33-vjeçari nuk qëndroi në ekipin e Mauricio Sarrit. Ky i fundit preferon mbrojtjen me katër lojtarë, e cila nuk i përshtatej plotësisht Gjimshitit.

Për Gjimshitin bëhet eksperienca e parë jashtë Europës. Më parë ka luajtur në Zvicër dhe Itali.

spot_img

Latest articles

Related articles